Mbyllet pas më shumë se dy orësh protesta e opozitës në Tiranë, largohen protestuesit

by Nexhat

Është mbyllur pas rreth dy orë e gjysmë protesta e opozitës në ambientet e jashtme përballë Kuvendit të Shqipërisë.

Protesta u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe efektivëve të Policisë së Shtetit

banner

Për rreth 2-orë e gjysmë, pjesëmarrësit në tubim tentuan që të çanin kordonin e policisë dhe të hynin brenda perimetrit të sigurisë së parlamentit.

Ashtu sikurse edhe në protestat e opozitës përballë Bashkisë Tiranë, edhe në këtë tubim u ndoq i njëjti skenar me djegien e gomave dhe hedhjen e vezëve në drejtim të policisë.

Si pasojë e përplasjes u plagosën lehtë dy efektivë të policisë, ndërkohë që uniformat blu përdorën dhe spray lotjsellës për shpërndarjen e turmës

Me pankarta në duar dhe nën thirrjet “Rama ik”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit

Protesta e opozitës vjen pas investigimit të emisionit Rai 3, ku u hodhën akuza për lidhje të qeverisë me personazhe të inkriminuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy