Befason Chelsea, fut në listën e dëshirave sulmuesin e njohur të Ligës Premier

by Nexhat

Chelsea po eksploron mundësinë e transferimit të sulmuesit të Evertonit, Dominic Calvert-Lewin, sipas një raportimi të fundit.

“Blutë e Londrës” kanë qenë në gjueti për një sulmues të ri dhe pritshmëritë ishin që do të dhuronin një shumë të majme parash për transferimin e Victor Osimhen, megjithatë duket se Chelsea kanë zbehur interesimin e tyre për reprezentuesin nigerian i cili ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh

banner

Një opsion më i lirë është futur tani në listën e tyre të dëshirave. Benjamin Sesko po shihet si një kandidat serioz, ndërsa pati raportime së fundmi se edhe Julian Alvarez mund të jetë një opsion i mundshëm.

Calvert-Lewin po futet në vitin e tij të fundit të kontratës tek Evertoni dhe i është ofruar mundësia për ta rinovuar kontratën, megjithëse problemet financiare të klubet anglez mund t’i detyrojnë ata që ta shesin yllin e tyre këtë verë.

Kjo ka bërë që Chelsea të futet në garë për shërbimet e tij aty ku besohet se janë edhe disa klube të tjera të Ligës Premier.

2023/2024 ishte një sezon i rëndësishëm për Calvert-Lewin i cili arriti të bëjë 32 paraqitje për Evertonin duke i dhënë fund dy sezoneve të njëpasnjëshme plot me lëndime.

27-vjeçari kishte shënuar 13 gola në sezonin 2019/20 dhe 16 të tjerë në sezonin vijues, para se një seri lëndimesh ta vendos të ardhmen e tij tek Evertoni në dyshim.

Sa i përket sezonit që lamë pas, Calvert-Lewin e ka gjetur rrugën e rrjetës në shtatë raste, ndërsa vetëm tre lojtarë të Chelseat (Cole Palmer, Nicolas Jackson dhe Raheem Sterling) kanë bërë më mirë se ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy