Dermatologët shpjegojnë sa shpesh duhet ta lani fytyrën sipas llojit të lëkurës

by Merita

Larja e fytyrës mund të duket si një detyrë e lehtë, por në fakt nuk është dhe aq. Nga të kuptuarit se çfarë lloj pastrimi duhet të përdorni deri tek njohja e shpeshtësisë që duhet të lani fytyrën rezulton të jetë një rutinë thelbësore që kërkon shumë më tepër sesa thjesht ujë dhe sapun.

Në përgjithësi, duhet të pastroni fytyrën të paktën dy herë në ditë. 

banner

“Duhet të lani fytyrën në mëngjes dhe në mbrëmje, sepse lëkura prodhon yndyrë gjatë gjithë ditës”, thotë Saya Obayah, M.D., një dermatologe e certifikuar, në Teksas.

“Për shumë prej nesh, dimri është një sezon i mirë për të larë fytyrën vetem një herë në ditë dhe për të rritur hidratimin duke përdorur kremra, serume dhe maska,” shpjegon Dr. Obayah.

Për lëkurë të yndyrshme dhe të prirur ndaj akneve: “Nëse keni lëkurë të prirur ndaj akneve, duhet ta lani fytyrën të paktën dy herë në ditë”, shprehet Dr. Obayah. “Një pastrues me shkumë mund të jetë i dobishëm për lëkurën e yndyrshme dhe është e rëndësishme të mos anashkaloni përdorimin e një kremi hidratues kur keni lëkurë të yndyrshme (mungesa e lagështisë mund të çojë në prodhimin e tepërt të yndyrës për ta mbajtur atë të hidratuar). Kërkoni hidratues me bazë uji me acid hialuronik që mund të hidratohet pa shtuar vaj në lëkurë.”

Për lëkurë mikse: Ndiqni të njëjtat rregulla si më sipër, këshillon Dr Obayah. “Pastrimi dy herë në ditë është ideal nëse nuk vëreni se lëkura bëhet e thatë ose e irrituar, përndryshe është mirë të bëni një pushim”, këshillon ajo. “Lëkura e kombinuar do të ketë nevojë për një hidratues më të trashë se lëkura e yndyrshme, veçanërisht në dimër.”

Për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme: Larja e fytyrës dy herë në ditë mund të shkaktojë acarim për ata me lloje të lëkurës së thatë dhe të ndjeshme. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e larësve hidratues të fytyrës që përfshijnë përbërës si: acidi hialuronik dhe aloe vera. Gjithashtu mund t’i këmbeni larjet dy herë në ditë me ujë micellar, një mundësi e shkëlqyer për pastrim të butë dhe efektiv.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy