Ideja e Kurtit që Lajcak ta çoj Draftin në Venecia, Osmani: S’më është prezantuar ende formalisht

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media në Drenas është pyetur edhe rreth propozimit të kryeministrit Albin Kurti, që emisari sllovak, Miroslav Lajcak, duhet ta dërgojë në Komision të Venecias Draftin e BE për Asociacionin,

Osmani ka thënë se për një ide të tillë të Kurtit ende s’është e njoftuar formalisht dhe tek pasi të ndodh një gjë e tillë, Osmani ka thënë se do ta shqyrtoj dhe më pas edhe ta japë qëndrimin e saj.

banner

“Nuk kam parë një ide të tillë formalisht. Kur prezantohet tek Presidentja, e shqyrtoj dhe pastaj iu njoftoj.Idetë që prezantohen në media, s’mund t’i shoh si formalisht të prezantuara.Sipas Kushtetutës, përcaktimi i politikës së jashtme bëhet nga presidentja. Kurdo që prezantohet një ide e tillë e shqyrtoj”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje ka shtuar se është me rëndësi që çdo ide të analizohet në kontekst të interesit të Kosovës dhe nëse vlerësohet që e ndihmon Kosovën, s’ka arsye që të mos përkrahet

“Është me rëndësi që çdo ide të analizohet në kontekst të interesave të Kosovës dhe qytetarëve. Nëse vlerësohet që e ndihmon Kosovën, s’ka arsye që të mos përkrahet. Duhet të prisni edhe pak derisa ta diskutojmë në mënyrë formale këtë propozim”, ka thënë presidentja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy