Jim Ratcliffe merr vendimin drastik për të mos e rrezikuar pjesëmarrjen e Man Utd në Ligën Evropës

by Nexhat

Sir Jim Ratcliffe raportohet se ka marrë një vendim drastik për t’iu shmangur ndalimit të pjesëmarrjës për Manchester United në Ligën e Evropës.

United u kualifikua në Ligën e Evropës pasi mposhti fqinjin Manchester City në finale të FA Cup muajin e kaluar, por vendi i tyre në këtë garë nuk është garantuar ende

banner

Kjo për shkak se aksionarët e Unitedit, INEOS – të cilët kanë blerë 27.7 për qind të aksioneve të klubit më herët gjatë këtij viti, kanë po ashtu në pronësi ekipin francez Nice.

Klubi francez po ashtu është kualifikuar në Ligën e Evropës, por rregullat e UEFA-s i parandalojnë klubet me të njëjtin pronar që të luajnë në të njëjtën garë

Sipas Independent, shefi i INEOS, Ratcliffe ka vendosur që ta zgjidhë këtë problem duke e shitur klubin Nice.

Pritshmëritë janë që United dhe Nice do të lejohen nga UEFA që të konkurrojnë të dyja në Ligën e Evropës.

Një tjetër faktor i marrjes së këtij vendimi është se Ratcliffe dëshiron që të fokusohet për rolin e tij në “Old Trafford”, pasi tashmë ka arritur të gjitha objektivat me klubin e tij të fëmijërisë Nice

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy