Komunitetet lokale dhe universitetet e forcojnë bashkëpunimin e tyre me mbështetjen e KFOR-it

by engel

Komanda Rajonale në Perëndim e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO priti dje në selinë e vet në Kamp Villaggio Italia përfaqësues nga 15 komuna dhe nga Universitetet e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit, bëhet e ditur me anë të një njoftimi për media.

“Pjesëmarrësit nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të identifikuar dhe zbatuar projekte që do të ndihmojnë në promovimin e arsimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet.

banner

Ngjarja u kryesua nga koloneli Francesco Ferrara, Komandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it i cili dha një pasqyrë të aktiviteteve të KFOR-it në zonë – dhe paraqiti pjesëmarrjen e anëtarëve të Komunitetit Ndërkombëtar, duke përfshirë ambasadorin italian në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Antonello De Riu , dhe përfaqësues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë./Informim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy