Kryeziu: Dërgimi i draftit në Kushtetuese është obligim, Kurti ka mjaft përgatitje që ta bëjë këtë

by Nexhat

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur mbi çështjen e dërgimit të draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim nga qeveria.

Kryeziu tha se draft-statuti i Asociacionit s’po dërgohet në Kushtetuese, pasi sipas tij, po konsiderohet se bëhet ndonjë tradhti, teksa shtoi se dërgimi i draftit në gjykatë nuk është tradhti, por është obligim.

banner

“Edhe pushteti gjyqësor është pushtet gjyqësor, është i barabartë me pushtetin ekzekutiv. Kështu që nuk duhet të ketë frikë në këtë drejtim, por ta përmbush obligimin e vet që është edhe kombëtar edhe ndërkombëtar”.

“Mund të ketë efekte elektorale, por ato s’duhet shikuar në këto situata sepse është problemi i shtetit. Në këtë sens unë mendoj që kryeministri ka mjaft përgatitje intelektuale dhe politike që duhet ta dërgojë sepse s’ka alternativë tjetër”, tha ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Më tej, Kryeziu tha se me dërgimin e draftit në Kushtetuese, qeveria e kryen detyrën e vet ligjore, ndërsa Gjykata Kushtetuese e merr vendimin përfundimtar, e më pas, sipas tij, vendimet e Kushtetueses bëhen ligje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy