Pasuria e Luiz Ejllit me zero pa fund

by engel

Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të jetë personazhi më i komentuar në rrjet, megjithëse ka kaluar mbi një vit nga eksperienca e tij në “Big Brother VIP Albania”, ku arriti të fitojë zemrën e publikut shqiptar.

Ai tashmë është baba i një vajze dhe se fundi ka njoftuar edhe blerjen e një shtëpie bashkë me Kiarën.

banner

Pas fitimit të çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, Luizi iu rikthye karrierës si këngëtar- ku deri më sot ka nxjerrë disa hite, përmendur më të fundit, “Ding Ding” në bashkëpunim me Ghetto Geasy-n, projekt i cili në më pak se një muaj numëron mbi 7 milionë shikime.

Luizi gjithashtu nënshkroi kontratën si imazh i kompanisë Golden Eagle; përflitet për një shifër prej 100 mijë eurosh gjithashtu.

Mirëpo pas gjithë koncerteve dhe suksesit, sa është pasuria e këngëtarit?

Kësaj pyetje duket se i kanë dhënë përgjigje gazetarët e RTSH.

Sipas tyre, pasuria e Luizit shkon deri në 10 milionë euro— megjithëse nuk japin një burim për grumbullimin e këtyre të dhënave.

Një shifër e ‘çmendur’ duke marrë parasysh se Luizi iu rikthye tregut vetëm 1 vit më parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy