PEJË/ Vdes njëri nga tre të plagosurit para dy javësh

by Nexhat

Ka vdekur Jeton Berisha njëri nga personat që u plagos në një incident me armë në qytetin e Pejës me 22 maj të këtij viti,

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se vdekja e tij i është konfirmuar nga QKUK-ja.

“Njëri prej tre të lënduarve në Pejë sot kanë ndërruar jetë. Rasti na është konfirmuar nga QKUK-ja sot”, ka thënë Gashi

Jeton Berisha u plagos së bashku me dy djemtë e tij në Pejë.

Lidhur me këtë rast është arrestuar Agron Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy