Përfundon gjykimi ndaj 11 të akuzuarve për hedhjen e granatave të dorës në “Missini” dhe “Rizza Hair Salon”

by Nexhat

Me dhënien e fjalës përfundimtare, ka përfunduar gjykimi ndaj 11 të akuzuarve, të cilët po ngarkohen se si grup kriminal, në qershor të vitit 2022 hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Rizza Hair Salon”.

Në këtë rast, të akuzuar janë: Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqit, Valdrin Beqirit, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

banner

Mbrojtësit e të akuzuarve Arianit Pllana. Krehsnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismaili, Diar Raqi, Egzon Cakolli, avokatët Agron Curri, Kamer Hakaj, Ardina Azemi, Mentor Neziri, Ilir Bekteshi, Arsim Krasniqi,Lavdrim Salihu fjalën e tyre përfundimtare e kanë dorëzuar me shkrim dhe kanë vazhduar me elaborimin e saj.

Të njëjtit kanë deklaruar se duke u bazuar në shqyrtimin gjyqësor dhe duke u mbështetur në provat e administruara gjatë procesit, prokuroria nuk ka arritur të vërtetoi me asnjë provë se të mbrojturit e tyre kanë kryer veprat penale që iu vihen në barrë duke kërkua aktgjykim lirues

Kurse i akuzuari Arianit Pllana ka deklaruar se ai nuk i njeh fare të dëmtuarit Riza Bajrami dhe Lindrit Misini dhe nuk ka pasur motiv lëndimin e tyre.

Ai tha se është vërtetuar pafajësia e tij për veprat penale të krimit të organizuar, të detyrimit dhe të veprimeve përgatitore, kurse për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm tha se ka pranuar fajësinë dhe se për këtë veprim është siguruar që të mos shkaktoj dëm.

Kurse, për veprën e deklarimit të rrejshëm tha se e pranon fajësinë me paragraf 1 dhe se atë e kishte kryer duke mos e ditur se është duke shkaktuar vepër penale. I njëjti ka kërkuar që dënimi ndaj tij të jetë sa më i vogël.

Ndërsa, të akuzuarit Kurti, Cakolli, Murtezi, Ismajli, Raqi dhe Cakolli kanë mbështetur fjalën përfundimtare të mbrojtësve të tyre.

Ndryshe, në seancën e 28 majit 2024 fjala përfundimtare ishte dhënë nga prokurori special Burim Çerkini dhe pjesa tjetër e të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre.

Sipas aktakuzës së ngritur 24 shkurt 2023, të akuzuarit Lundrim Beqiri i njohur si “Haveri”, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Fidan Cakolli, Diar Raçi, Bekë Salihaj, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli dhe Egzon Cakolli ngarkohen se si grup kriminal i organizuar në qershor të vitit 2022 hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Riza Hair Salon” me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm

Të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” lidhur me veprat penale, veprimet përgatitore për veprën penale “Vrasje e rëndë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprën penale “Detyrimi”.

Ndërsa i akuzuari Lundrim Beqiri po akuzohet edhe për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy