Shqipëria fiton me tre gola ndaj Azerbajxhanit testin e fundit – gati për Euro 2024

by Nexhat

Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Azerbajxhanit me rezultat 3-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Hungari.

Sylvinho e nisi lojën me shumicën e lojtarëve që besohet se do të luajë në ndeshjen hapëse të Euro 2024

banner

Nuk shkoi shumë dhe vetëm pas 11 minutash kuqezinjtë arritën ta zhbllokonin sfidën pas një dominimi.

Ylber Ramadani pasoi bukur te Nedim Bajrami i cili me nëj goditje të bukur nga 20 metra arriti të shënojë në portën e Shahrudin Mahammadaliyev.

Kuqezinjtë kishine dhe dy raste në pjesën e parë me Bajramin, por që mesfushori sulmues nuk arriti të shënojë.

Azerët e nisën më mirë pjesën e dytë, me Shqipërinë që ishte paksa e ngathët në mbrojtje, por që porta mbeti e paprekur.

Rey Manaj i futur në pjesën e dytë, rrezikoi bukur në minutën e 66-të, por gjuajtja e tij e fuqishme u ndal nga portieri

Por në minutën e 81-të, Shqipëria arriti të shënojë golin e dytë, me një aksion shumë të bukur, ku Naser Alijit asitoi, ndërsa Manaj me një gjuajtje të fortë shënoi për 2-0.

Në minutën e 87-të ishte radha për Qazim Laçin, i cili përfitoi nga një asistim i Bajramit për të shënuar për 3-0.

Azerbajxhani arriti të shënojë golin e nderit në minutën 90-të, kur Musa Qurbali shënoi për 3-1.

Shqipëria me dy fitore në miqësore duket gati për të udhëtuar drejt Gjermanisë për Euro 2024, ku në grup është me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy