U bë kryetare me mbështetjen e tij, Kurti e pret Ardita Sinanin- jep disa detaje për zhvillimet në Preshevë

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur në kryeministri kryetarën e ardhshme të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, të cilën edhe e përkrahi gjatë zgjedhjeve atje.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se e ka uruar Sinanin për fitoren dhe suksesin e arritur.

“E urova për fitoren bindëse dhe e përgëzova për suksesin e arritur. Krahas punës që po vazhdon në njësinë zgjedhore në Leran të Preshevës, meqë aty do të ketë rivotim të enjten e javës që po vjen, Arditën tani e pret një punë tjetër e rëndësishme për ndërtimin e një koalicioni të fortë për një qeverisje të qëndrueshme e në shërbim të qytetarëve. Për këtë të fundit më njoftoi se tashmë ka filluar angazhimin e saj të plotë e të sinqertë”, shkroi Kurti.

Tutje, Kurti tha se mbështetja për Preshevën vetëm do të rritet për shkak të bashkëpunimit të afërt që kanë me Sinanin. 

“Vëmendja dhe mbështetja për Preshevën që nuk ka munguar gjatë qeverisjes sonë, vetëm sa do të rritet e shtohet me bashkëpunimin e afërt që do ta kemi”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy