“Besi ishte i varur nga…”, Megi Pojani zbulon arsyen e ndarjes së aktorit nga Xhensila Myrtezaj

by Merita

Megi Pojani, në podkastin “Me Kast”, me motrat e saj, Inën dhe Marselën, mes të tjerash diskutuan edhe për një ndër marrëdhëniet më të përfolura, atë të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.

Moderatorja zbulon se dyshohet se shkak i ndarjes së tyre është varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si pasojë mosprezenca e tij në familje. Megi thotë se dyshja janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke mos i zgjidhur dot problemet.

banner

“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies.

Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet”, tregon Pojani.

Duke komentuar këngën “Mosmirënjohja”, të Bes Kallakut, e cila u përfol se ishte një mesazh ndaj Xhensilës, Megi e quajti goditje të ulët nga ana e aktorit, pasi sipas saj është bërë me qëllim që Xhensila të sulmohet.

“Është më shumë një poezi, m’u duk një goditje shumë e ulët dhe tentativë e ulët për të vendosur në gënjeshtër ish-gruan e vet. Pa i hyrë nëse është e vërtetë, ka qenë i vetëdijshëm që do bëhet viral në TikTok dhe njerëzit do krijojnë një histeri publike që do ta ketë në kurriz Xhensila. Ajo do jetë shënjestra si një grua e keqe që me dy fëmijë la Besin sepse paska qenë mosmirënjohëse”, u shpreh ajo.

Ndërsa Marsela tregoi se me Xhensilën ushtrohen në të njëjtën palestër, duke e përgëzuar për disiplinën që mban, edhe pse me dy fëmijë të vegjël.

“Xhensilën e kam në palestër, stërvitet dhe është sistematike. Vjen me vajzën e vet, ndonjëherë vjen edhe ma karrocë, fëmija vjen vërdallë dhe ajo e mbaron stërvitjen deri në fund. Ka një disiplinë që më pëlqen. Nuk e kam njohur më parë, por kam një simpati tjetër sepse më ka pëlqyer shumë dhe duket shumë mirë”, tha Marsela./tch

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy