Kurti i prin Paradës Krenarisë në Prishtinë

by engel

Nën sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”, ka nisur Parada e Krenarisë në Prishtinë. Në nisje të saj, paradës i është bashkuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai është i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Hajrullah Qeku dhe ai i Shëndetësisë, Arben Vitia. Në paradë janë parë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

banner

Java e krenarisë ka nisur më 3 qershor dhe gjatë javës janë mbajtur aktivitete të ndryshme.

“Sllogani ‘Kemi qenë dhe do t`jemi’ është kaq i vogël për ta përshkruar ndjenjën tonë të krenarisë, për atë çka jemi e për atë ku do të arrijmë, ku do të lartohemi. Ekzistenca jonë është në paradën tonë të përditshme, në defileun tonë në një vend ku ngjyrat shpesh pengojnë. Duke e respektuar të kaluarën tonë, ne duam të shohim kah e ardhmja. Heshtja ka qenë mekanizmi ynë për shumë gjatë, por jo tash e tutje. Në mes të sfidave e vështirësive, shpirtrat tanë kanë mbetur të fuqizuar”, thuhet në një komunikatë të organizatave që organizojnë javën e cila shërben si demonstrim për barazi te komunitetet LGBTIQ+.

Ky është edicioni i tetë i Javës së Krenarisë në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy