Shqipëria në Euro2024 me moton “Ne jemi Një”, Sponzor Gjeneral Vodafone Albania

by engel

Vodafone Albania do të vijojë mbështetjen e saj për kuqezinjtë, si Sponosor Gjeneral i kombëtares Shqiptare të Futbollit. Kontrata e sponsorizimit për 3 vitet në vazhdim, e cila vjen pas një mbështetje të sukseshme 6 vjeçare mes palëve, u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

“Për Federatën Shqiptare të Futbollit sot është një ditë e rëndësishme. Jemi bashkë me partnerin tonë historik për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm që kemi pasur deri sot. Marrëdhënia me Vodafone ka qenë jo vetëm shumë bashkëpunuese, por na ka sjellë edhe fat, sepse jemi pjesë e finaleve të “Europianit 2024”. Jam i sigurtë se ky bashkëpunim do të jetë përsëri i frytshëm në të ardhmen. Uroj që me Vodafone të jemi edhe në Kampionatin Botëror 2026 e në vazhdim”, tha Duka.

banner

“Filluam të sponsorizojmë Kombëtaren e Futbollit rreth gjashtë vite më parë dhe së bashku kemi tejkaluar shumë sfida. Sfidat , djemtë e Kombëtares na i përkthyen me fitore. I shpreh përgëzimet e mia skuadrës kuq e zi për profesionalizmin dhe kualifikimin në “Euro 2024”. Ne si Vodafone jemi të lumtur ta vazhdojmë këtë bashkëpunim e ta bëjmë edhe më të suksesshëm tre vitet në vazhdim. Në të ardhmen e afërt, shqiptarët do të përjetojnë eksperiencën 5G përreth stadiumit, e mundësuar vetëm nga Vodafone Albania”, tha Balazs Revesz, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania

“Ne jemi Një” do të vazhdojë të jetë slogani i mbështetjes që Vodafone Albania do të ketë për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.

Përmes rrjetit më të madh në Evropë, Vodafone 5G shqiptarët do të mund të përjetojnë vrullshëm përvojat dhe emocionet e ndeshjeve të Kombëtares sonë në Evropian.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy