Ushtria Izraelite i gjenë në Gaza dhe i shpëton 4 pengje Izraelite të rrëmbyer nga Hamasi

by engel

Forcat izraelite shpëtuan të gjallë katër pengje të rrëmbyer nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit në dy zona të Gazës qendrore ditën e sotme.

Katër pengjet, tre meshkuj dhe një femër, të cilët u rrëmbyen nga militantët e Hamasit nga festivali muzikor Nova në jug të Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, u dërguan në spital për kontrolle mjekësore, tha ushtria dhe po ashtu treguan se pengjet e gjetura ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

banner

Ata u identifikuan si: Noa Argamani – 25 vjeç, Almog Meir Jan – 21 vjeç, Andrey Kozlov – 27 vjeç dhe Shlomi Ziv – 40 vjeç.

Pas tetë muajsh lufte në Gaza të nxitur nga sulmi i Hamasit, 116 nga rreth 250 pengjet e rrëmbyer nga militantët janë lënë në enklavën palestineze, sipas të dhënave izraelite. Sakaq, të paktën 40 prej të cilëve janë deklaruar të vdekur në mungesë nga autoritetet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy