Zhduket nëna e katër fëmijëve, trupi i saj gjendet brenda pitonit 5 metra të gjatë (Video)

by Merita

Një grua në Indonezinë qendrore është gjetur e vdekur në barkun e një pitoni, i cili e kishte ngrënë atë, njoftoi sot një zyrtar lokal.

Burri i Faridës, 45 vjeç, dhe banorë të fshatit Kalebang, zbuluan dje trupin e saj brenda një pitoni, i cili ishte rreth pesë metra i gjatë. Nëna e katër fëmijëve ishte zhdukur të enjten mbrëma dhe kërkimet për ta gjetur kishin nisur menjëherë, tha kreu i fshatit Swardi Rossi, shkruajnë mediat e huaja. 

Fshatarët ‘krehën’ zonën dhe së shpejti vunë re “një piton me stomak të madh”, tha Rossi. “Ata vendosën të hapnin stomakun dhe më pas u shfaq koka e gruas”.

Incidente të tilla janë jashtëzakonisht të rralla, por njerëzit kanë vdekur në Indonezi vitet e fundit pasi janë ngrënë nga pitonët. Vitin e kaluar, banorët e rrethit Tinangea në Sulawesi juglindore vranë një piton tetë metrash që kishte mbytur dhe ngrënë një fermer.

Në vitin 2018, një grua 54-vjeçare u gjet e vdekur brenda një pitoni shtatë metra të gjatë në Sulawesi juglindor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy