24
Lautaro Martinez do të vazhdojë me kampionin e Italisë, Interin.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendës presidenti i zikaltërve, Javier Zanetti.
Gjithçka është e përfunduar sa i përket marrëveshjes me sulmuesin argjentinas,
Ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2029.
26-vjeçari është pjesë e Interit që nga viti 2018 dhe tani është bërë titullar i padiskutueshëm i ekipit të Simone Inzaghit.