Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi i cili ishte humbur dje në zoznën e qendrës skitare të Brezovicës.
ShKShMK’ja dje në orët e vona të mbrëmjes ka zhvilluar një operacion në malet e Sharrit.
Personi i humbur është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pas një kohë të shkurtë është bërë lokalizimi i personit të humbur, i cili kishte mbetur i bllokuar në një greminë ndër majën e Livadheve
Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore ka qenë stabile, por në mungesë të veshmbathjes adekuate ka patur të ftohtë.
Të humburit i është dhëna ndihma e parë duke e ngrohur dhe ushqyer, pastaj është evakuar deri te patrulla e policisë në qendrën skitare të Brezovicës”, thuhet në njoftimin etyre.