Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar mbajtjen e testit me shkrim, në kuadër të procesit të rekrutimit të njëzetekatër (24) prokurorëve të rinj të shtetit, i cili është duke u mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Në njoftimin për media thuhet se në testin me shkrim janë duke marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 meshkuj dhe 131 femra, prej të cilëve dy janë pjesëtarë nga radhët e minoriteve.
Kryesuesi i Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, së bashku me anëtarët e tjerë, po e mbikëqyrin rrjedhën e mbajtjes së testit me shkrim.
“Ky proces është duke zhvilluar edhe nën mbikëqyrjen e monitoruesve të EULEX-it dhe OSBE-së”, thuhet në njoftim
Këshilli Prokurorial i Kosovës thotë se do të japë me kohë informacione për rrjedhën e procesit të mëtejshëm.