Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është deklaruar për media pas sulmit ndaj saj.
Përmes një mesazhi në Instagram, Frederiksen tha se është mirë dhe falënderoi njerëzit për mbështetjen dhe mesazhet,
“Jam e pikëlluar dhe e tronditur nga ngjarja e djeshme, por jam mirë. Kisha nevojë për “paqe dhe qetësi” dhe për të qenë me familjen time.
Zonja Frederiksen, 46 vjeçe, është udhëheqëse e Social Demokratëve të Danimarkës, partia më e madhe në qeverinë e koalicionit të Danimarkës.
Ajo u bë kryeministre në vitin 2019 pasi mori drejtimin e partisë së qendrës së majtë katër vjet më parë. Kjo e bëri atë kryeministren më të re në historinë daneze.