Policia detare bllokon nëntë mjete lundruese në Durrës, Vlorë dhe Velipojë

by Nexhat

Njësia policore detare e Shqipërisë, ka bllokuar nëntë mjete lundruese, në Durrës, Vlorë, dhe Velipojë.

Nga Ksamili në Velipojë janë kontrolluar 78 mjete lundruese, kryesisht Jet Ski, skafe dhe gomone, tha Policia e Shtetit, .

banner

“Si rezultat i kontrolleve, janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, në Vlorë dhe në Durrës, 5 mjete lundruese, si dhe janë ndëshkuar pronarët e tyre, me masë administrative 10.000 lekë të rinj (rreth 100 euro) secili”, shkruan në njoftim.

“Ndërkohë, në kuadër të monitorimit të perimetrit të sigurisë, në Velipojë, Vlorë dhe në Durrës, janë bllokuar 4 Jet Ski, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë (rreth 200 euro) secili, pronarët e këtyre mjeteve lundruese, për mosrespektim të perimetrit të sigurisë”, thuhet tutje aty.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy