53
Sot është dita e fundit e edicionit të 24-t të “Panairi i Librit 2024” që u mbajt këto ditë në Prishtinë.
Panairi i sivjetshëm erdhi nën moton “Përgjigjja është libri” dhe u organizua nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.
Dje këtë Panair e ka vizituar me familje presidentja Vjosa Osmani. Po ashtu dje atje ka qëndruar edhe kryeministri Albin Kurti.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë edhe të dielën për ta vizituar Panairin.