Pas një periudhe të ndërprerë në krye të Barcelonës, Xavi Hernandez tani synon të vazhdojë karrierën e tij si trajner në Ligën Premier.
Legjenda e futbollit spanjoll u largua nga detyra si trajner i Barcelonës muajin e kaluar, duke i lëshuar karrigen trajnerit të ri, Hansi Flick
Xavi, i cili drejtoi Barcelonën për afro tri vite, pritet të marrë një periudhë pushimi për t’u rikuperuar dhe të rifreskuar para se të hedhë hapin tjetër në karrierën e tij
Burime nga “Sport” raportojnë se ai e konsideron Ligën Premier si një hap interesant dhe një projekt tërheqës për përvojën e tij si strateg në të ardhmen.
Në muajin janar, Xavi kishte paralajmëruar se do të largohej nga roli i tij si trajner në fund të sezonit, por më pas ndërroi mendje për të konfirmuar qëndrimin e tij për një sezon të ri
Megjithatë, klubi njoftoi në fund se ai nuk do të vazhdonte si trajner pas përfundimit të sezonit, i cili e gjeti Barcelonën në vendin e dytë në La Liga, me një diferencë prej 10 pikësh nga kryesuesit dhe rivalët e tyre, Real Madrid.