Prishtina sot (e diel) përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin francez Jean-Michel Cavalli.
Cavalli do t’i prijë ekipit nga kryeqyteti në sezonin 2024/2025, ndërsa ka një karrierë të pasur pasi ka drejtuar klube të ndryshme brenda dhe jashtë Francës.
Njoftimi i plotë i Prishtinës (pa ndërhyrje):
“Bienvenu, Monsieur!
FC Prishtina dhe kryetrajneri, Jean-Michel Cavalli kanë arritur akordin për t’i prirë skuadrës në edicionin 2024/25
Francezi 64-vjeçar i lindur në Korsikë të Francës, ish-futbollist për shumë vite i korsikanëve të GFC Ajaccio, ka karrierë të rryer prej trajneri