Adnan Dibrani, deputeti i parë kosovar në Parlamentin Evropian

by engel

Adnan Dibrani ka fituar ulëse në Parlamentin Evropian në zgjedhjet që u përmbyllen të dielën më 9 qershor.

Lajmin e ka bere te ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri qe në një postim në “X” ka shkruar se Adnani po bëhet shqiptari i parë nga Kosova i zgjedhur në Parlamentin Evropian.

banner

“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri.

https://twitter.com/besnik_tahiri/status/1800046593066090507

Adnan Dibrani (lindi më 12 shkurt 1985) është anëtar i parlamentit suedez për Social Demokratët. Dibrani u zgjodh në parlamentin suedez në vitin 2014. Ai u zgjodh të përfaqësoj zonën elektorale të Hallandit.

Ai është një ekonomist i trajnuar dhe ka punuar si punonjës i bankës. Në politikë, ai është angazhuar në çështje që lidhen me biznesin e vogël, sigurinë e pacientit, LSS dhe sistemin e taksave.

Gjatë vitit 2010-2014, Adnan Dibrani ishte përgjegjës për pyetjet rreth CSN dhe shëndetit të studentëve për Social Demokratët. Ai është anëtar i bordit të Inspektimit të CSN dhe bordit të Inspektimit të Zyrës Suedeze të Auditimit Kombëtar.

Dibrani është një nga kandidatët e Social Demokratëve për parlamentin Evropian në zgjedhjet e vitit 2019.

Dibrani lindi në Mitrovicë, dhe shkoi si refugjatë në Suedi më 1992.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy