“Ai është simbol i përmbylljes së luftës për të shkuar te liria”, thotë Konjufca për Blairin

by Nexhat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk konjufca, ka thënë se prania e Tony Blair në 25-vjetorin e Çlirimit të vendit, e përplotëson domethënien e kësaj date.

Përmes një postimi në Facebook, kryeparlamentari tutje u shpreh se Blai është simbol i përmbylljes së luftës për të shkuar te liria.

“Prania e Tony Blair në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës e përplotëson domethënien e kësaj date të shënuar. Ishte kënaqësi shumë e madhe ta prisja ish-kryeministrin britanik për vizitë, këtë mik të madh të Kosovës dhe të bisedonim mbi ato ngjarje të vitit 1999, që shënuan kthesë për fatin e popullit shqiptar në Kosovë, që prodhuan efekte të mëdha sa i përket edhe aspektit ndërkombëtar, vështruar nga pozitat e drejtësisë, humanizmit, sigurisë, të drejtave, vlerave dhe interesave strategjike perëndimore. Mbështetja dhe përpjekja e palodhur e Blair dhe Britanisë së Madhe ishin ndër faktorët kyç për të shkuar deri te përfshirja e NATO-s përbrenda dhe përkrah luftës sonë të drejtë e çlirimtare, kundër Serbisë dhe krimeve të saj monstruoze ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Ai është simbol i përmbylljes së luftës për të shkuar te liria”, shkroi Konjufca.

Tutje, kryekuvendari tha se e ka falënderuar Blairin për vizitën dhe i ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e tij.

“E falënderova për vizitën dhe i shpreha mirënjohje të thellë për kontributin e tij të shquar e të vazhdueshëm, duke theksuar se ardhja e tij në Republikën e Kosovës është gëzim në zemrat e çdo shqiptari. Blair më falënderoi për pritjen duke u shprehur i lumtur që ndodhet në vendin tonë në këtë përvjetor të shënuar të çlirimit. Po ashtu, më shprehu mbështetjen e tij për Republikën e Kosovës, për rrugën e saj të integrimeve, të përparimit të gjithanshëm dhe kontributit në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, tha tutje Konjufca, 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy