Balluku: Siguri energjetike në rajon falë gazit azer

by Nexhat

Mblidhet Komiteti i Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan

Siguria energjetike është në fokusin e bashkëpunimeve të reja mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

banner

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Komitetit të Përbashkët Shqipëri – Azerbajxhan në Baku, zv/Kryeministrja Belinda Balluku tha ky kapitull i ri mes dy vendeve pritet të sjellë më shumë siguri për Ballkanin Perëndimor.

“Tani synimi ynë kryesor është të diversifikojmë portofolin e energjisë së gjelbërt, sepse deri më tani kemi qenë të bazuar nga energjia hidrike. Shpresoj që nga ky bashkëpunim, rezultati kryesore të jetë shkëmbimi i praktikave më të mira që kemi, krijimi i sigurisë energjetike falë gazit azer për rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Projektet e përbashkëta mes dy vendeve pritet të shtrihen në disa fusha.

“Kemi gjetur fusha interesi të përbashkëta ashtu siç është energjia, ekonomia, bujqësia, kultura, arsimi, shëndetësia dhe fusha të tjera të cilat kanë të bëjnë me inovacionin dhe dixhitalizimin”.

Sa i takon korridoreve të gjelbëra, transmetimi, thotë Balluku, është sfida e re për të gjithë shtetet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy