Bashkë me votat e shqiptarëve në Austri, Lukas Mandl zgjidhet sërish deputet në Parlamentin Evropian

by Nexhat

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka arritur të sigurojë edhe njëherë ulse në Parlamentin Evropian.

Ndonëse partia e tij ÖVP kishte një rënie prej më shumë se 10 për qind, megjithatë kjo parti do të përfaqësohet me pesë deputet në Parlamentin Evropian.

Sipas burimeve jo zyrtare nga kampi i Lukas Mandl,  bëjnë me dije për albinfo.at që sipas rezultateve të deri tashme, ai ka fituar mandatin për deputet, mirëpo nuk mund ta konfirmojnë deri ditën e mërkurë, kur pritet te dalin rezultatet zyrtare për secilin kandidatë, shkruan albinfo.

Miku i shqiptarëve, Lukas Mandl për gjatë mandatit të kaluar ishte zëri kryesor në përkrahjen e të drejtave të shtetit të Kosovës për shumë çeshtje

Austriaku kishte bërë thirrje në vazhdimësi për liberalizim të vizave të kosovarëve deri në finalizimin e saj.

Në këto zgjedhje si kurrë më parë, komuniteti shqiptarë në Austri ishte i bashkuar për të votuar Lukas Mandl, dhe duket se vota e tyre nuk shkoi huq.

Mandl, kishte mbajtur disa takime kudo nëpër Austri me komunitetin shqiptarë, ku kishte kërkuar mbështetje dhe votat e tyre.

Ky është mandati i tretë i tij në Parlamentin Evropian, aty ku është deputet që nga viti 2017

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy