Celine Dion tregon: “E fsheha sëmundjen për 17 vjet, spazmat më thyen brinjët”

by Merita

Këngëtarja e njohur Celine Dion ka zbuluar se ajo luftoi me sindromën e njeriut të ngurtë 17 vjet përpara se ta bënte atë publike. Këngëtarja 56-vjeçare pranoi publikisht se vuante nga çrregullimi i rrallë neurologjik autoimun në vitin 2022.

Por ajo rrëfeu se kishte luftuar fshehurazi me këtë gjendje për gati dy dekada para se të vendoste t’i hapej botës. Gjatë një klipi nga intervista e saj e ardhshme me moderatoren e emisionit ‘Today’, Hoda Kotb, Dion detajoi dhimbjen që ndjeu duke fshehur sëmundjen e saj nga fansat.

banner

Dion shpjegoi se ndjehej sikur duhej të sillej si një heroinë kur thellë brenda saj ndjente se trupi po hiqte dorë nga ajo. Për më tepër, ajo kujtoi se po luftonte me këtë gjendje ndërsa burri i saj, Rene Angelil, po përballej me problemet e tij shëndetësore.

Pas vdekjes së tij, Dion tha se ajo luftoi për të balancuar rritjen e fëmijëve të saj, karrierën dhe shëndetin, të cilin ajo e mbajti sekret nga publiku.

“Më duhej të rrisja fëmijët e mi, duhet të fshihesha, më duhej të përpiqesha të bëhesha heroinë – ndërkohë që ndjeja se trupi im po hiqte dorë nga unë” vazhdoi ajo.

Por ajo tha se gënjeshtra u bë e tepërt duke shtuar: Gënjeshtra për mua ishte… Barra ishte e tepërt. Duke gënjyer njerëzit që më çuan këtu ku jam sot, nuk mund ta bëja më.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy