Dhuna ndaj deputetëve dhe përfaqësuesve të opozitës, Këlliçi: Sjellje barbare ndaj protestuesve kundër korrupsionit dhe vjedhjes

by Nexhat

Anëtari i Kryesisë së PD-së së Rithemelimit, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës ndaj protestuesve sot në protestën e Bashkisë së Tiranës

Këlliçi tha se kjo është një sjellje barbare ndaj qytetarëve, që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes masive. Ai shton se banda 5D do të marrë përgjigjen e duhur, në protestën e radhës

banner

“Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë!!!

Përpos porositësit të dhunës që e dimë që është pronari faktik i inceneratorit, ju lutem na dërgoni informacion për emrin e policit bandit që shihni në foto, i cili sot në një akt të pashembullt urrejtje, goditi dhe helmoi zyrtarët e Partisë Demokratike me urdhër politik!

Kjo sjellje barbare e Policisë ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qindra milionë eurove nga Erion Veliaj dhe banda 5D, do marë përgjigjen e merituar në protestën e radhës”, shprehet Këlliçi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy