“E dinin që do fitonim, por s’na penguan dot”/ Meloni fiton zgjedhjet europiane

by engel

Fratelli d’Italia u konfirmua si partia e parë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, duke arritur në 29%, e ndjekur nga Partia Demokratike pak më shumë se 24%.

“Na panë dhe e dinin që do të fitonim, por nuk na penguan dot”, është shprehur kryeministrja Giorgia Meloni e cila e cilësoi këtë si “natën më të bukur të politikës”.

banner

Giuseppe Conte në Forza Italia me Vannacci dhe Salvini sulmojnë dhe e quajnë “tradhtar” Antonio Tajanin, pasi Forza Italia spostoi Lega-n e Salvinit (8%) duke siguruar 10%.

Aleanca e Bonelli dhe Fratoianni (Avs) qëndron te shifra 6% dhe çon Ilaria Salis në Parlamentin Europian. Megjithatë, lista e Shteteve të Bashkuara të Europës të Emma Bonino dhe Matteo Renzi nuk arriti të sigurojë vende. Lajm i keq edhe për Azione të Carlo Calendas.

Me entuziazëm e ka pritur rezultatin e Forza Italia, Antonio Tajani.

“Një rezultat i jashtëzakonshëm, Forza Italia rritet në krahasim me të gjitha zgjedhjet e fundit. Një fitore që ia kushtojmë Presidentit Silvio Berlusconi, të gjithë atyre që nuk kanë reshtur kurrë së besuari në flamurin tonë. Nga sonte qendra e djathtë dhe PPE janë më të fortë”. Ka deklaruar në rrjetet sociale Tajani partia e të cilit arriti 10% në këto zgjedhje.

Qendra e majtë ia doli mirë në disa qytete, nga Bari në Perugia, nga Firence në Bergamo. Në Piemonte Alberto Cirio (qendër-djathtas) është mbi 50%, Gianna Pentenero (qendër-majtas) midis 34-38.

I zhgënjyer është ish-kryeministri italian Matteo Renzi, pas rezultatit. Me një postim të gjatë në X, Matteo Renzi komenton votën europiane. Një mesazh që fillon me fjalët: “ka shkuar keq”. Lista e Shteteve të Bashkuara të Europës (Italia Viva con + Europa) mbeti jashtë Parlamentit Evropian. Renzi sulmon Calenda e Azione në këtë pikë: “Prishja absurde e Polit të Tretë rëndon mbi rezultatin italian. Mund të kishim shtatë eurodeputetë reformistë bashkë. Dhe në vend të kësaj, zero. Çfarë çmendurie”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy