E thotë De Biasi: Spalletti e di mirë se Italia s’duhet ta nënvlerësojë Shqipërinë

by Merita

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, foli për ‘La Gazzetta dello Sport’ në lidhje me ndeshjen Itali – Shqipëri që do luhet më 15 qershor në kuadër të Euro 2024.

Tekniku De Biasi që e njeh mirë Shqipërinë pasi i kualifikoi në “Euro 2016”, iu ka bërë me dije italianëve se kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar.

banner

“Shqipëria fitoi me rezultat 3-1 ndaj Azerbajxhanit, por ishte ndeshje miqësore. Më pëlqeu si Shqipëria vinte në sulm nga pas.

Se a duhet të frikësohet Italia? Në mesfushë Asllani dhe Ramadani e dinë mënyrën si ta rinisin aksionin.

Qendërsulmuesi Broja është fizik dhe mund të shpërthejë në çdo mundësi të vogël. Asani dhe Seferi garantojnë imagjinatë nga jashtë.

Pastaj jepni vëmendje tifozëve, të shtunën në Dortmund do të jenë mijëra shqiptarë të entuziazmuar.

Dobësitë? Nuk e di se çfarë taktika do të përdorë Sylvinho, nëse do të vendos të sulmojë ose të presë. Në përgjithësi, Shqipëria e tij luan në mënyrë proaktive.

Sylvinho ka pasur trajner të mirë, për shembull ka punuar me Roberto Mancinin”, deklaroi ai për “Gazzetta dello Sport”.

“Nuk e shoh se kjo mund të jetë avantazh për ne. Shqipëria është kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar, por Spalletti e di më mirë. Jemi favorit me të drejtë”, tha italiani De Biasi.

Përballja mes Italisë dhe Shqipërisë zhvillohet të shtunën duke nisur nga ora 21:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy