Historike/ Në Spanjë dënohet racizmi ndaj Vinicius, 8 muaj burgim dhe përjashtim përjetë nga stadiumet për të tre të akuzuarit

by engel

Vendim historik mund të cilësohet ai i marrë nga gjykata në Spanjë, lidhur me çështjen e racizmit të shfaqur gjatë ndeshjes Valencia-Real Madrid, në Mestalla, luajtur në Maj 2023.

Vendimi përfundimtar i gjykatës ishte i prerë: denim për të tre personat që lëshuan kore raciste gjatë ndeshjes ndaj brazilianit të Real Madrid. Ata janë dënuar me 12 muaj burgim (reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar) si dhe përjashtim përjetë nga të gjitha stadiumet, për shkeljen e artikullit 173.1 të Kodit Penal “Diskriminim për arsye racore”.

banner

Një denim historik dhe shumë i fortë i dhënë nga gjykata spanjolle, i cili mund të jetë një precendent shumë i rëndësishëm, për t’u aplikuar në të ardhmen edhe nga shtete të tjera, në të cilat janë vënë re shpesh herë deklarata fyese dhe raciste nga tifozët dhe jo vetëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy