Tha se Inteligjenca Artificiale është perfekte për krijimin e filmave, kolegët kritikojnë Ashton Kutcher

by Merita

Ideja e fundit e aktorit të njohur Ashton Kutcher për përfshirjen e Inteligjencës Artificiale në krijimin e filmave në Hollywood, nuk është pëlqyer aspak nga publiku të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin qëndrimin e tyre kundër.

Kutcher është kritikuar kudo në rrjet pasi propozoi mundësinë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale (AI) për të krijuar filma dhe shfaqje televizive.

banner

Duke folur me ish-CEO të Google, Eric Schmidt në Los Angeles, aktori vlerësoi aplikacionin Sora të zhvilluar nga OpenAI për video.

“Kam një version të tij në fazën e rishikimit dhe është shumë i mahnitshëm. Ju mund të krijoni gjithçka që dëshironi. Mund të bëni video të mira 10, 15 sekondash që duken shumë reale. Ende nuk e kupton mirë fizikën

Por nëse shikoni gjeneratën e asaj që ishte një vit më parë në krahasim me Sora-n, ajo po shkëlqen brenda një kohe shumë të shkurtër.

Ti thjesht ke një ide për një film, pastaj ai do të shkruajë skenarin, pastaj do ta çosh skenarin në prodhim video dhe ai do ta bëjë filmin”, tha aktori sipas Variety.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy