Shqipëria po bëhet gati për premierën e Europianit, aty ku në grupe do të përballet me Italinë, Spanjën e Kroacinë. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj tregoi këndvështrimin e tij, në konferencën e zhvilluar së fundmi
“Kemi punuar shumë fizikisht nuk është se kemi qenë në 100% tonë në këto dy miqësore por duhet të kishim forcë për të përgatitur ndeshjen me Italinë. Po stërvitemi sa më shumë për të qenë gati. Theksi nuk është vënë në ndonjë pikë, por jemi shumë kompaktë të gjithë që të mos lemë hapësira dhe të mos jemi larg njëri tjetrit. Normale që janë 3 ndeshje shumë të forta dhe shumë të bukura për të luajtur, iu kam thënë djemve që duhet të gëzohemi këtë Europian, dhe të jemi të përqëndruar dhe të kemi besim. Ne iu treguam të gjithëve që bëjmë gjëra të bukura, kemi kundërshtar të fortë përballë por një top është dhe mund të ndodh gjithçka. I kam parë dy ndeshjet miqësore të Italisë por nuk është siç duket. Është shumë e fortë dhe kam luajtur kundër të gjithëve. Nuk është Italia siç duket në miqësore. Në 2016 shkoi një skuadër komplet tjetër dhe me një lojë tjetër, lojtarët kanë pasur gjëra të tjera.
Është hera e dytë për mua, Berishën dhe Abrashin. Duhet të bëjmë më tepër, të jemi më seriozë, mund ta kalojmë grupin, duhet të provojmë me gjithçka, edhe nëse nuk shkon siç duam ne në fund të themi të paktën që shkuam me kokën lart. E njohim njëri tjetrin por je më i avancuar dhe e di çfarë cilësish kanë, unë jam me atë që Itali është një nga skuadrat më të forta dhe ashtu bëri Europianin e fundit duke e fituar. Jam më mirë kur na thonë që je në disavantazh, mos të mendojmë se jemi më të mirë se ata. E dimë që mund tja arrijmë dhe të fitojmë, ajo është e bukura se në një minutë mund të ndryshoj loja. Kemi punuar fizikisht, kemi futur shumë vrapime dhe forca, dhe normale do ishte e vështirë të mbanim ekuilibrin deri në fund. Me punën e gazetave që thonë krahu i djathtë është më i dobët unë bëj 12 vjet që luaj në Serinë A, unë e di potencën time por edhe kur gaboj, i di të gjitha gjërat, por di që edhe këtë Europian do të jem shumë i përqëndruar dhe të jap maksimumin për këtë fanellë dhe të ndihmoj lojtarët. Në Kombëtare duhet të japësh gjithçka në momente të mira dhe të bukura. Për ne Italia është një pikë e kuqe, por duhet ti tregojmë në fushë, pikët sjanë të askujt por kush ti marrë. E rëndësishme është të mos humbësh, më mirë 1 se sa asnjë pikë. Besoj që kemi bërë një ndërrim mendje, tani po afrohet ndeshja dhe jemi më të përqëndruar, nuk kemi më kohë të kalojmë me gjëra kot. Kam kaluar shumë gjëra të bukura dhe në 2016-ën dhe me këtë grup jemi si një familje të gjithë të rinjtë janë angazhuar shumë me ne, jemi grup fantastik”, u shpreh Hysaj