Politologu Melazim Koçi tha në një intervistë për Euronews Albania se fitorja e të djathtës ekstreme në Evropë është në disavantazh të shqiptarëve.
Sipas tij, nëse Marine Le Pen fiton në Francë përballë Macron Kosova do të jetë e kërcënuar
“Sa i përket PE aty nuk ka ndryshim të madh; partitë e qendrës s ë majtë janë në shumicë dhe në vazhdimësi e kanë mbështetur Kosovën, liberalizimin e vizave, kërkojnë njohjwn e ndërsjellë. Probleme mund të ketë nëse në Francë, bashkimi kombëtar i Le Pen fiton zgjedhjet parlamentare në fund të qershorit dhe nëse fiton më vonë presidencën, kjo do të ishte në rrethana shumë pafavorshme për Kosovën. Partia e saj bashkë me ekstremin e djathtë kanë qëndrim pro rus në raport me Kosovën”, tha ai.