Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur sot në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, në kuadër të nisjes së aktiviteteve në shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të vendit.
Së bashku, ata kujtuan ngjarjet e rëndësishme që kulmuan me lirinë e Kosovës, duke diskutuar vendimet dhe veprimet kritike të marra gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, të cilat ishin kyçe në përfundimin e luftës dhe sigurimin e paqes, njofton Zyra e Kryeministrit.
Fillimisht, Kurti e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar dhe ish-kryeministrin Blair për ndihmën dhe kontributin në çlirimin e Kosovës, rolin e tij të rëndësishëm dhe mbështetjen e palëkundur gjatë luftës në Kosovë, e cila çoi në çlirimin e vendit nga pushtuesit serb dhe përkrahjen në etapat e shtetndërtimit të vendit tonë.
“Kryeministri shtoi se është i nderuar të mirëpresë Tony Blair sot, ku shtoi se udhëheqja dhe vendosmëria e tij ishin vendimtare në mbledhjen e mbështetjes ndërkombëtare dhe për të siguruar që drejtësia dhe paqja të mbizotërojnë. “Populli i Kosovës do ta kujtojë dhe do të jetë mirënjohës përherë për përkushtimin tuaj për drejtësi dhe paqe”, u shpreh kryeministri”, njofton zyra e tij.
ZKM thotë se në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale me ç’rast “Kryeministri e njoftoi me progresin e arritur, duke theksuar se Kosova është demokracia më e përparuar e rajonit dhe me rritjen më të madhe ekonomike”.
Kurti shkroi edhe në Facebook për vizitën e Blarit, duke thënë se roli dhe kontributi i tij ishte jetik në pavarësinë dhe etapat shtetndërtuese të vendit tonë.
“”Ne duhet të veprojmë: të shpëtojmë mijëra burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm nga katastrofa humanitare, nga vdekja, barbarizmi dhe spastrimi etnik nga një diktaturë brutale; për të shpëtuar stabilitetin e rajonit të Ballkanit, ku e dimë se kaosi mund të përfshijë të gjithë Evropën.” Kjo ishte thirrja e atëherë kryeministrit britanik Tony Blair, më 23 mars 1999, e cila jehoi në Parlamentin e Britanisë së Madhe. Të nesërmen e 24 marsit 1999, NATO do të fillonte fushatën që ndali pikërisht spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë, fushatë kjo që do të përfundonte më 10 qershor të po atij viti”, shkroi Kurti.
“25 vjet më pas, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, e patëm mysafir në Republikën e Kosovës. Roli dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë dhe sigurimin e paqes, bashkë dhe me partnerët e aleatët tanë, mbetet sa i rëndësishëm aq edhe jetik në pavarësinë dhe etapat shtetndërtuese të vendit tonë. Çlirimi dhe liria në Kosovë, solli fundin e luftërave në Ballkan të viteve të ’90-ta, dhe fillimin e një rrugëtimi të demokracisë, progresit dhe zhvillimit”, shtoi kryeministri
Ai tha se e falënderoi përzemërsisht Blairin për “mbështetjen e palëkundur asokohe dhe lidhjen e përjetshme të krijuar mes popullit tonë dhe popullit britanik”.
Kryeministri Kurti mirëpriti ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair
Prishtinë, 10 qershor 2024
Fillimisht, kryeministri e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar dhe z. Blair për ndihmën dhe kontributin në çlirimin e Kosovës, rolin e tij të rëndësishëm dhe mbështetjen e palëkundur gjatë luftës në Kosovë, e cila çoi në çlirimin e vendit nga pushtuesit serb dhe përkrahjen në etapat e shtetndërtimit të vendit tonë.
Kryeministri shtoi se është i nderuar të mirëpresë Tony Blair sot, ku shtoi se udhëheqja dhe vendosmëria e tij ishin vendimtare në mbledhjen e mbështetjes ndërkombëtare dhe për të siguruar që drejtësia dhe paqja të mbizotërojnë. “Populli i Kosovës do ta kujtojë dhe do të jetë mirënjohës përherë për përkushtimin tuaj për drejtësi dhe paqe”, u shpreh kryeministri.
Së bashku, ata kujtuan ngjarjet e rëndësishme që kulmuan me lirinë e Kosovës, duke diskutuar vendimet dhe veprimet kritike të marra gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, të cilat ishin kyçe në përfundimin e luftës dhe sigurimin e paqes.
Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale me ç’rast Kryeministri e njoftoi me progresin e arritur, duke theksuar se Kosova është demokracia më e përparuar e rajonit dhe me rritjen më të madhe ekonomike