Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka pritur në Aeroportin “Adem Jashari”, ish-ministrin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Lordin George Robertson, i cili pozitën e mbante gjatë së luftës në Kosovë, ku Mbretëria e Bashkuar kishte rol të rëndësishëm në ndërhyrjen e NATO’s.
Gërvalla e ka quajtur Lordin George Robertson si mik të shquar të Kosovës. Kjo vizitë vjen në rastin e 25 vjetorit të çlirimit.
“Në orët e vona të mbrëmjes, sapo prita në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lordin George Robertson. Gjatë luftës në Kosovë ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa menjëherë pas luftës, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s”.
“Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm.Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.