Me Kurtin s’u panë, Rama raporte speciale me Osmanin, kështu u përshëndetën

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur ngrohtësisht nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Presidencë.

Në Presidencë, Rama e përqafoi dhe e puthi në faqe Osmanin, përpara takimit.

banner

Ndërsa po qëndron në Kosovë, Rama nuk ka pasur takim me kryeministrin Albin Kurti.

Osmani nuk po i qëndron më në krah Kurtit, në anën e të cilit ishte rreshtuar dikur edhe për çështjet si betejat me akuza e kundër-akuza me Ramën

Në verën e vitit të kaluar, kur marrëdhëniet ndërmjet kryeministrave prekën pikën më të ulët, Osmani i rregulloi raportet me Ramën. Kurti kishte refuzuar ta takonte Ramën në Prishtinë atëherë, por në takim e kishte pritur Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy