Ilir Mirena, gazetar, ka thënë se nuk sheh sheh ndonjë problem në organizimin e konferencës së Lidhjes Demokratike të Kosovës “Rugova dhe Perëndimi”.
Në “Pressing” të T7, Mirena ka thënë se mund të diskutojnë pse nuk ka marrë pjesë ish-kryetarët e LDK-së, Fatmir Sejdiu e Isa Mustafa, por aty është gazetari Blendi Fevziu.
Por, thotë se LDK-ja ka të drejtë të flas për figurën e Rugovës e rolin e tij.
“Pjesëmarrja e njerëzve mundet me na nxit lloj lloj dilemash. Më pengon pse nuk e shoh Fatmir Sejdiun, Isa Mustafa. E shohim Blendi Fevziu, një gazetar në rrallë të parë aty po nuk është Fatmir Sejdiu. Kjo mundet me i diskutu. Por pse është mbajtur kjo konferencë, pse folët për Rugovën, rolin e tij nuk shoh kurgjo të keqe”, ka thënë Mirena.