Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër tetë personave të dyshuar për korrupsion

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh. dhe V.M., me dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkaq i pandehuri H.H. ngarkohet edhe me akuzën për kryerjen e veprës penale “Lidhja e Kontratës së dëmshme”.

“Prona e cila është objekt i akuzës, bazuar në Kërkesën e Prokurorisë, është sekuestruar nga Gjykata dhe në bazë të Aktakuzës, PSRK i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë atë dhe e njëjta t’i kthehet sërish pronës publike”, ka njoftuar PSRK-ja, pa specifikuar se për cilin rast bëhet fjalë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy