Europiani po afron, me tifozët shqiptarë që janë gati të dhurojnë spektaklin e tyre në tribuna, duke mbështetur pa kushte kuqezinjtë në rrugëtimin e tyre. Së fundmi, Tifozat Kuq e Zi kanë marrë një nismë mjaft interesante, e cila me siguri do të pëlqehet nga të gjithë
‘Çdo shtëpi, një Flamur! Përkrahe Kombëtaren në EURO 2024, duke stolisur shtëpinë, aprartamentin, ballkonin, veturat, duke u veshur e duke i dhënë mbështetjen maksimale përfaqësimit të shqiptarëve në këtë ngjarje të madhe sportive
Vendos një Flamur, si identitet, si shenjë përfaqësuese e përbashkuese, për të treguar dashurinë e madhe për Kombëtaren, për emocionet që na ka dhënë e na jep, si dhe për të lartësuar e nderuar emrin e madh e të shenjtë Shqipni.
Dikush nga stadiumi, e miliona nga televizioni, të nisim një fushatë mbështetësë duke e ngrohur atmosferën në prag të fillimit të EURO 2024. Forca Shqipëri”, shkruajnë TKZ.