Sipërmarrësi shqiptar nuk i siguroi votat për eurodeputet: Nuk i’a dolëm, por rrugëtimi ynë vazhdon

by Merita

Veprimtari dhe biznesmeni i njohur, Muharrem Salihu nuk arriti të sigurojë votat për eurodeputet në zgjedhjet evropiane që u përmbyllën të dielën.

Salihu, i njohur si Marco tek elektorati italian, kandidoi me koalicionin italian Stati Uniti d’Europa. Ai zhvilloi një fushatë aktive duke pasur si fokus shqiptarët që jetojnë në Itali.

banner

Përmes një letre publike, biznesmeni shqiptar ka shprehur faleminderime për të gjithë ata që i kanë dhënë mbështetje dhe e kanë votuar.

“Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë ju që keni vendosur besimin tuaj tek unë, duke më votuar në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Edhe pse nuk arritëm rezultatin e dëshiruar , mbështetja dhe përkushtimi juaj kanë qenë dhe mbeten për mua një burim inkurajimi. Ishte nder dhe privilegj të mund t’ju takoj dhe të bisedoj me ju. Nuk duhet të dekurajohemi. Së bashku do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri për të promovuar vlerat në të cilat besojmë. Ky ishte vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë nga ku të gjithë fituam, njohëm njëri tjetrin dhe ndërtuam ura që forcojnë themelet e komunitetit tonë”, ka shkruar Salihu në mesazhin e tij faleminderues.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy