Televizioni zviceran SRF kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe për raportet me Zvicrën

by Nexhat

SRF i ka kushtuar një kronikë të gjerë që ka filluar sonte dhe do të emetohet në katër pjesë, ditëve të ardhshme.

Kosova, 25 vite pas luftës dhe raportet e saj me Zvicrën. Kjo ishte tema të cilës magazina informative “10vor10”, emisioni më i shikuar i televizionit publik të Zvicrës SRF i ka kushtuar një kronikë të gjerë që ka filluar sonte dhe do të emetohet në katër pjesë, ditëve të ardhshme, ka transmetuar albinfo.ch.

banner

Kronika fillon me kosntatimin se marrëdhëniet e Zvicrës me Kosovën nuk fillojnë me luftën e atjeshme. Ato datojnë së paku që nga fillimi i viteve `60 të shekullit të kaluar, kur në Zvicër fillojnë të vijnë shqiptarët nga ish Jugosllavia në kuadër të kontingjenteve të “gastarbajterëve”, punëtorë fizikë të rekrutuar.

Si ilustrim, kronika tregon një video nga viti i largët 1979 të emetuar atëbotë në SRF, me protagonist një punëtor krahu nga Gjilani, në Cyrih. Z. Krasniqi atëbotë punonte në ndërtim dhe qëndronte në Zvicër si sezonier, ashtu sikur të gjithë punëtorët e huaj asokohe, transmeton albinfo.ch. Në emisionin e tanishëm gazetarët kanë kontaktuar nipërit e z. Krasniqi, studentë si pjesëtarë tashmë të brezit të tretë, në Zvicër, të cilët evokojnë kujtimet nga gjyshi i tyre, tashmë i ndjerë

Në këtüe kronikë i jepet fjala edhe ish ministres së jashtme të Zvicrës, Micheline Calmy Rey, e cila për shumëkë identifikohet si figura më meritore zvicerane e më gjerë, për sensibilizimin e çështjes së pavarësisë së Kosovës. Ajo flet për misionin e saj dhe për respektin që gëzon në mesin e shqiptarëve në Kosovë dhe në Zvicër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy