Euro 2024 nis të premten, skenarët më të çmendur kanë nisur të dalin kudo.
Pak ditë para fillimit të Euro 2024, loja e parashikimeve ka filluar të marrë gjithnjë e më shumë vrull.
Me shpërthimin në përdorimin e inteligjencës artificiale (AI), një faqe, OCBScores, ka analizuar miliona skenarë të mundshëm duke marrë parasysh faktorë të tillë si performanca, potenciali i çdo ekipi kombëtar ose tabela e fazës finale për të përcaktuar shanset e çdo skuadre per fitore të kompeticionit qe fillon këtë të premte më 14 qershor, në Gjermani.
Sipas AI, janë anglezët ata që kanë shanset më të mira për të ngritur trofeun më 14 korrik. Harry Kane dhe shokët e tij të skuadrës do të kishin 34.4% shanse për të fituar.
Franca dhe Gjermania plotësojnë, në këtë renditje, podiumin e fituesve të mundshëm.
Natyrisht, kjo mbetet thjesht teorike dhe për fat të mirë pasi sporti do të ishte dukshëm më pak i këndshëm për t’u parë pa pasigurinë e tij.
Për më tepër, observatori i futbollit CIES ka një mendim tjetër për këtë pyetje.
Sipas një arsyetimi “të llogaritur nga një indeks që peshon minutat e luajtura të të përzgjedhurve gjatë vitit të kaluar sipas nivelit sportiv të ndeshjeve të tyre”, është vendi pritës, Gjermania, që do të kurorëzohet kampion.
CIES tregon se Spanja është favoriti i dytë i madh, përpara Francës dhe Anglisë./Informim