Apeli i jep vulën Berishës, kreu i PD-strukturave: Mesazh që t’ju hapim zemrën 100 mijë mbështetësve të PD-së, demokratët të kthehen në shtëpinë e tyre

by Nexhat

Ish-kryeministri Sali Berisha iu është drejtuar me një mesazh të rëndësishëm strukturave të Partisë Demokratike të Rithemelimit, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e partisë

Berisha tha se tashmë është në misionin e PD-së së Rithemelimit që të hapë zemrën me 100 mijë mbështetës të PD-së. Ish-kryeministri tha se demokratët duhet të kthehen në shtëpinë e tyre

banner

Mesazhi i Sali Berishës drejtuar strukturave të PD-së së Rithemelimit:

Mesazh për te gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike të të gjitha niveleve, anëtarësinë tonë!

Vendimi i sotëm është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm që t’ju shtrijmë dorën dhe të hapim zemrën edhe për 100 mijë demokrate dhe demokratë e mbështetës të PD që me 14 maj 2023 votuan për Flamurin e PD

Është mision i një rëndësie të veçantë për secilin prej jush që të bëni çdo gjë që keni në dorë që vllezërit dhe motratë e familjes tonë të madhe politike të kthehen me dinjitet në shtëpinë e tyre. Aktualisht kjo është detyra jonë më kryesore. Kjo është prova jonë. Jam i bindur e besimplotë se në emër të idealeve tona demokratike, të interesave jetike të vendit do të përmbushim me nder këtë mision. O sot o kurrë! Fitore! #sb

Pershendetje te perzemerta Sali Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy