Buxhovi me deklaratë shokuese: Kam dokumente se si disa njerëz folën fjalë te rënda për Hamëz Jasharin, po t’i nxjerri ato bëhet nami

by Nexhat

Konferenca e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e quajtur “Rugova dhe Perëndimi”, ka qenë temë diskutimi në Kosovë.

Për këtë temë është diskutuar të martën në “Pressing” të T7.

banner

Jusuf Buxhovi, historian, që ka bashkëpunuar me Ibrahim Rugovën në LDK-në e viteve të 90’ta, ka thënë se Hamëz Jashari ka qenë nismëtar për themelimin e LDK-së në Skenderaj.

Por, ai ka shtuar se disa njerëz kanë folur shumë fjalë të rënda për të

Nuk përmendi emra, por shton se dy arkiva i ka deponuar jashtë.

Shton se po të dalin ata emra dhe fjalët e tyre “mund të ketë edhe vrasje”.

“Hamza ka qenë një prej nismëtare të atij procesi të LDK-së në Skenderaj ka dështu për dy vota nuk është pranu. Nuk është problemi i atyre dy votave, është problemi çka kanë fol njerëzit kundër tij aty”.

“Unë i kam ruajt ato, i kam deponu dy arkiva jashtë me shifër, sepse po dalin ato vrahen njerëzit”, ka deklaruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy