Kosova në pritje të raportit të Borrellit për heqjen ose jo të masave

by Merita

Vendet anëtare të BE-së i kanë kërkuar përfaqësuesit të Lartë Borrell që të dorëzojë raportin e tij vlerësues për hapat që Kosova ka ndërmarrë për shtensionimin e gjendjes në veriun e saj, përmes së cilit mund të vendosin për hejqen e masave ndëshkuese.

Raporti pritet të bëhet publik të martën megjithëse ende nuk ka një shenjë nëse Borrell do të rekomandojë heqjen e masave. Ka një drojë në mesin e diplomatëve në Bruksel se Borrell mund të përfshijë në raport edhe zhvillimet e tjera dhe hapat që ka ndërmarrë Kosova me mbylljen e institucioneve financiare serbe si dhe kërkesat për hapjen e urës mbi Ibër.

banner

Por, deputetët e mazhorancës në Kosovë, thonë se presin që masat ndaj Kosovës të hiqen me prezantimin e raportit të Borrell, pavarësisht se Qeveria kishte shprehur rezervat e saj prej kohësh.

Deputeti Agon Batusha tha se institucionet i kanë përmbushur kërkesat e BE-së sipas marrëveshjes së Bratisllavës.

“Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret që BE-ja ka kërkuar, ne organizuam zgjedhje në veri edhe pse ato u bojkotuan ne obligimin tonë e kemi kryer pasi që zgjedhjet ishin të rregullta por që qytetarët serb vendosën të mos dalin në këto zgjedhje kjo nuk është problem i qeverisë…”, tha Batusha për rtv21.

Që prej një viti Kosova është nën masat e Bashkimit Evropian dhe ekonomistët në vend kanë folur për një varg pasojash që ato kanë sjellë për vendin. Një raport i Borrell ishte planifikuar të dorëzohej më herët por ai u shty për shkak të veprimeve të policisë së Kosovës në veriun e vendit. Të paktën 6 filiale të Bankës Kursimore postare të Serbisë u mbyllën dhe u konfiskuan mbi 1.6 milionë euro. Këto veprime thuhet se do të përfshihen në raport të Josep Borrell i cili do t’i prezantohet Komisionit Evropian.

Batusha nuk pajtohet me kritikat e e BE-së. Ai thotë se BE-ja ka një tendencë të kritikoj çdo veprim të institucioneve të vendit

“ Komunat në veri të banuara me shumcië serbe për qeverinë dhe institucionet tona janë vetëm disa nga 38 komunat e Kosovës dhe qeveria ka të drejtë të ndërhyjë të veproj sipas ligjshmërisë së vendit edhe shpronësimet edhe mbyllja e institucioneve financiare u bënë në përputhje me ligjin…”

Masat e BE-së iu vunë Kosovës pas zhvillimeve në pjesën veriore të vendit që çuan në përshkallëizm të situatës. Të pakjtën 90 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të NATO-s u lënduan në një përplasje me protestues serbë që kundërshtuan vendosjen në objekte komunale të kryetarëve të zgjedhur shqiptarë, nën përcjelljen e policisë së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy