Kush ia dha lajmin Rugovës se po vinte liria e Kosovës?

by Nexhat

Më 12 qershor 1999-të Kosova përfundimisht u çlirua nga okupatori serb, duke marrë kështu fund vuajtjet shekullore të popullit të Kosovës.

25 vjet më vonë, Adnan Merovci, njëri nga njerëzit më të afërt të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ka folur për fundin e luftës dhe momentet e para të çlirimit.

banner

Ai në Klan Kosova tregoi se edhe kush ia dha sihariqin (lajmin e mirë) Rugovës, se po vjen liria e Kosovës.

“Lajmin se po arrihet marrëveshja Rugovës ia ka dhënë kryeministri i Italisë D’Alema. Në një takim ia komunikon se marrëveshja është shumë afër, që çdo gjë ka marrë fund, vetëm se ka mbetur për t’u nënshkruar”, tha Merovci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy